Begaj në Gjermani, zhvillon takime të shumta

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip, Begaj, me ftesë të humanistit Rudolf Broer, këto ditë është duke qëndruar në Gjermani, ku krahas pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar nga Broer, kryetari Begaj, po takohet edhe me shumë personalitete gjermane, si në fushën e udhëheqjen  lokale, ashtu edhe të biznesit gjerman. Të dielën mbrëma kryetari Begaj, u takua me mërgimtarët, ndërsa të martën pritet të takohet edhe me kryetarin e komunës së Sundernit, me të cilën Malisheva, ka bashkëpunim të gjatë. Humanisti i njohur Rudolf Broer, në aktivitetin e tij, krahas pesëqind personaliteteve të ndryshme, e ka ftuar edhe Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa me rastin e dhënies së fjalës së rastit, Broer, e ka vlerësuar Malishevën si komunën më të pa korruptuar, e po ashtu edhe kryetarin Begaj. Më pas, kryetari Begaj, ka zhvilluar takime të shumta me personalitet të njohura nga Gjermania, si me udhëheqës të komunave, ashtu edhe përfaqësues të biznesit gjerman, si dhe ka vizituar disa nga kompanitë e fuqishme gjermane. Përndryshe, kryetari Begaj, të dielën mbrëma ka marrë pjesë në një organizim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Sundern të Gjermanisë. Po në Sundern, kryetari Begaj, të martën do të takohet me kryetarin e kësaj komune, me të cilën Malisheva ka një bashkëpunim të mirë dhe shumëvjeçar, ku do të bisedohet për vazhdimin e bashkëpunimit mes Sundernit dhe Malishevës, në fushat me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …