OVL e UÇK-së dega në Kaçanik, sot përkujton dëshmorët: Ekrem Gudaqi dhe Kemal Thaçi, me rastin e 19 vjetorit të rënies në altarin e lirisë. Më 21 maj 1999, në Runjevë, ka rënë dëshmorë Kemal Thaçi dhe në Stagovë Ekrem Gudaçi, ndërsa palgë të lirisë ka marr luftëtari, Rrahim Sadiku, kurse dy ditë më herët plagën e lirisë e kishte marrë po ashtu edhe luftëtari, Rufki Krraba. Në këtë ofensivë, nga forcat serbe, kanë rënë këta martirë: Hanife Gudaçi- 77 vjeçare, Fitim Gudaçi- 7 vjeçar, Brahim Dashi- 31 vjeçar, Hamdi Dashi- 53 vjeçar, Ramadan Dashi- 58 vjeçar, Ramush Jaha- 75 vjeçar, Hanife Jaha- 94 vjeçare, Fahri Mani- 56 vjeçar, Selvije Krivanjeva- 89 vjeçare, Sevdije Guri- 54 vjeçare, Bahrie Elezi- 56 vjeçare, Baki Bela- 72 vjeçar, Ibush Rrushi- 59 vjeçar, kurse civil të plagosur: Beredin Dashi, Shukri Dashi, Lirije Krraba, Mevlide Sallahu, Nerimane Gudaçi, Fikrije Gudaçi, Shefije Bruti.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …