Kuvendi i Kosovës ka caktuar për sot seancën e radhës me 35 pika të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës për sot ka caktuar seancën e radhës  radhës, me 35 pika të rendit të ditës, meqë gjatë vitit Kuvendi nuk ka realizuar as 25 për qind të detyrave që kishte paraparë. Pavarësisht se Kuvendi ka shumë punë për të bërë, dihet se qëndrimi i opozitës vazhdon do të jetë i njëjtë, duke refuzuar mbajtjen e seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi.


Vendimin që të vazhdohet pengesa e punimeve të Kuvendit liderët e tri partive opozitare parlamentare – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, e kanë rikonfirmuar edhe gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …