USAID-i dhe Auditori i Përgjithshëm nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për forcimin e përpjekjeve në luftimin e korrupsionit në prokurorimin publik

USAID-i dhe ZKA nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për luftimin e korrupsionit në prokurorimin publik

Drejtori i USAID-it James Hope dhe drejtori i Auditorit të Përgjithshëm, Besnik Osmani kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftimin e korrupsionit në prokurorimin publik. Hope, tha se USAID-i po mbështetë Qeverinë e Kosovës në zbatimin e reformave anti-korrupsion dhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e prokurimit publik. Ai shtoi se po punojnë me Zyrën Kombëtare të Auditimit për të ndërtuar kapacitete për zbulimin e mashtrimeve dhe keqpërdorimeve, duke përfshirë krijimin e kuadrit ligjor të nevojshëm për ndërmarrjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me zbulimin e mashtrimeve dhe keqpërdorimeve. Ndërsa Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm tha se po veprojnë në parandalimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative. Ky memorandum përcakton parimet udhëheqëse të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe USAID-it, përmes aktiviteit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …