leoni

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Fjalorët e Kuvendeve tona

Fjalorët e kuvendeve tona,

Prishtinë e Tiranë

me fjalë sharje-fyerje

të pasura janë.

Sikur paradite

ashtu në orët e vona

nuk i mund ezani,

nuk i mposhtë kambana.

Partia me partinë

si t’ ishin në armiqësi,

çfarë sheh në Kosovë

e ke në Shqipëri..

 

ME MENDJE NË BUXHET

 

Delegacioni i deputetëve

të Kuvendit të Kosovës

trup e trup Gjakovës,

Kukës e deri në Tiranë

këtë rrugë të gjatë

me mund kalon !?

Thonë se hoqi keq

se për buxhet mendoi,

vetëm për dy ditë

7500 euro mezi harxhoi.

Edhe në Samitin e Sofjes

kryetari e kryeministri

prapë menduan për buxhetin,

nuk vajtën vetëm.

S’ishin as shtatë a tetë,

por mbi 60.

Kohë mbas kohe

u lehtësohet dita,

u lehtësohet nata

me dreka e me darka..

2 qershor 2018

 

Jusuf Zenunaj: Atdheu im i dashur

T’i dua edhe plagët qe more deri dje,

i shtrenjti, i bukuri imi atdhe !

T’i dua dhe bjeshkët nga sjell ujë lumi,

që i fali parija sikur ta kishte zënë gjumi !

E dua edhe pasjen e tê tjerëve,

dua dhe diellin që më djeg si n’pikvere

I dua xhepat e mi sikur dje edhe sot,

në vend të lekëve vë duart,

as verës s’i lë bosh.

I dua dhe lot e mi

në vend të bukës në sofër,

të dua atdhe më shumë se krejt botën…

 

 15 maj 2018

 

 

MIZAT I KANË MARRË VIZAT

 

Pyesin e pyesin njerëzit

ku kanë ngelur vizat ?

Dikush thotë : “

“..i kanë marrë mizat “.

 

Mizat edhe krimbat

kanë zënë vend në pushtet,

larvat i kanë lëshuar

në tokë e në det.

 

Pluhuri i politikës

i bartë nëpër kohë,

shtohen nëpër shigje,

lëvizin pa dro.

 

21 maj 2018

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …