Kemi shkruar sa e sa herë se fushata kundër imamëve të Kosovës dhe përgjithësisht kundër myslimanëve, të cilët nga qarqet antishqiptare etiketohen si islamë të radikalizuar, apo terroristë, nuk ishte asgjë tjetër, pos një fushatë e kurdisur nga politika, me qëllim për të përfituar favore dhe për të treguar se gjoja Kosova po e lufton me tërë fuqinë “terrorizmin islam” në vend. Dhe kjo luftë drejtohej kundër rreth 200 familjeve shqiptare, anëtarë nga të cilët ishin identifikuar se kishin shkuar për të luftuar në Siri, regjimin më barbar dhe më kriminal që aktualisht ka sot bota.
Në këtë fushatë të shëmtuar morën pjesë një taraf i jugo-gazetarëve, të cilët për një shkrim kundër një imami, të publikuar në disa gazeta e medie të përdala paguhen hiq më pak se 500 e deri në 1000 euro. Pastaj ato shkrime shpërndahen nëpër medie e portale, që nuk mbajnë përgjegjësi për fjalën e publikuar, sepse këtë nuk e sanksionojnë ligjet e Kosovës.
Gjatë kësaj fushate, e cila filloi në vitin 2012 me rastin e kryengritjes dhe luftës në Siri, kundër regjimit kriminal të Bashar al Assadit, organet e ndjekjes, prokurorët, spiunët e AKI-së, policët e zyrtarët e Sigurisë, kanë hetuar pothuajse të gjithë hoxhallarët në Kosovë si dhe disa OJQ fetare, kryesisht me prejardhje nga Turqia, të cilët i kanë vënë në shënjestër për t’ i dhënë dimension sa më të gjerë fushatës kundër islamit, me qëllim që Kosova edhe me vepër të radhitej në shtetet që do ta luftonin, atë që quhet, “islami radikal apo politik”.
Në këtë fushatë djallëzore, me qëllime inkuizicionale, me qëllim për ta dëmtuar kulturën e tolerancës fetare të shqiptarëve, që është rast unikat në tërë botën e civilizuar, heshtat e helmuara të qarqeve antishqiptare, u drejtuan te imamët që kanë një retorikë bazike, fetare, dhe të cilët hapur dënojnë, lakuriqësinë e femrave, homoseksualët, këtë shëmti që e dënon tërë bota morale njerëzore, dënojnë perversitetet, heteroseksualët dhe shëmti të tjera, që i dënojnë të gjitha fetë dhe kulturat humane, pozitive, kudo në botë.
Fushata anti islame nuk ndaloi për disa vjet me qëllim që zyrtarët e lartë të shtetit e të institucioneve t’i mëshonin fort fajtorit kujdestar, “islamit të shpikur radikal”, të cilin e luftonin dhe e luftojnë me një propagande gebelsiane, krejtësisht me qëllime politike.
Në këtë luftë kundër vetvetes, u bënë përpjekje për ta dëmtuar imazhin e vendit dhe për ta paraqitur Kosovën, si tokë shumë të pëlleshme të Isisit, si shtet të “Xhihadit”, vetëm pse në strukturat e asaj organizate famëkeqe ishte një shqiptar, i cili kishte qenë madje edhe pjesë e strukturave të KFOR-it, në Bondstil të Kosovës, një njeri që e nxorën në sipërfaqe qendrat e mëdha të spiunazhit botëror.
Ndjekja e imamëve dhe përpjekja për t’i paraqitur ata sikur thuhet të “radikalizuar”, është një fushatë kryekreje politike, e cila ka të bëjë me etiketimin e fesë islame, si fe të dhunshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e shqiptarëve, për ato të quhen vlera evropiane, sikur janë mes tjerash edhe: lakuriqësia, pederastia, lezbejizmi, martesa mes gjinive të njëjta, e drejta e adaptimit të fëmijëve nga prindër homoseksualë, dhe shëmti të tjera që kanë kapluar sidomos botën e perëndimit.
Fjala, “radikal”, apo islam radikal, me këtë rast përdorët jashtë kontestit gjuhësor, burimor dhe ka vetëm qëllim të degradimit të kësaj feje, sepse kjo fjalë e gjuhës latine: radical-radicalis rrjedhë nga fjala “radice” , që do të thotë rrënjë, rrënjësor.
Të gjitha fetë monoteiste janë partikuraliste dhe si të tilla radikale, ortodokse, rrënjësore, sepse po t’ ia heqësh cilësdo fe rrënjët, bazamentin primar të besimit, kushtet e besimit, është sikur për t’ ia nxjerrësh rrënjët një peme, apo lisi. Andaj përpjekje donkishoteske për t’ ia shkurtuar rrënjët një feje është si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës, sepse nuk ka fe pa rrënjë, pa “radice”.
Nuk mund të etiketohet një fe si ekstremiste, meqë dënon lakuriqësinë, mbi shfrytëzimin, së cilës jeton tërë bota kapitaliste. Paguhen me miliona euro sekondat e lakuriqësisë së një aktoreje, në një spot komercial. Pjesa më e madhe e medieve në Kosovë afishojnë femra lakuriqe, madje edhe ato medie që deri vonë llogariteshin si serioze. Dy tri medie në tërë Shqipërinë nuk shpalosin poza të femrave lakuriqe. Të gjitha të tjerat lakuriqësinë e afishojnë në faqen e parë, madje bëjnë gara për poza sa më intime, sa më të shëmtuara e sa më të pamoralshme, pa e vrarë kokën se ato i shikojnë edhe fëmijët e tyre të mitur, sepse amoraliteti i atyre afishuesve, është mbjellë brenda familjes.
Asnjë fe në parim nuk pajtohet me lakuriqësinë dhe shfrytëzimin e degradimin e moralit njerëzor, sikur ndodh sot në Evropë, e sidomos në shtetet e botës perëndimore.
Fushata kundër islamit të Kosovë, bëhet jo vetëm për qëllime politike, por edhe me qëllime të tjera, në përpjekje për t’ i edukuar brezat me bindje se ne jemi evropianë dhe Evropa e urren islamin, andaj duhet të heqim dorë nga kjo fe e “dhunshme” dhe ta pranojmë krishterimin, që nuk është i dhunshëm, edhe pse historia e inkuizicionit, e kryqëzatave, e shfarosjes kolektive të popujve jo krishterë në tërë kontinentin e Amerikës latine, në Afrikë, Azi e më tej, shpërfaqë një realitet ndryshe nga sa propagandohet. Edhe shfaroja e shqiptarëve myslimanë nga serbët e grekët kishte për qëllim ta pajtonte Evropën e krishterë, e cila kurrë nuk e ngriti zërin kundër këtyre barbarive njerëzore për të kulmuar me shfarosjen kolektive të qindra mijëra myslimanëve në Bosnje, ndërsa 8000 të tjerë të masakruar për dy ditë në Srebrenicë, në prani të forcave paqeruajtëse të Evropës.
E kaluara na mëson se me qëllim për ta ruajtur fenë “më të mirë”, ortodoksinë greke, u shuan miliona arvanitas, të cilët humbën identitetin kombëtar, gjuhësor e dokesor.
Shqiptarët e Çamërisë u shfarosen vetëm sepse ishin myslimanë. Qindra mijëra ortodoks shqiptarë janë shuar apo janë sllavizuar në Maqedoni e në Bullgari. Qindra mijëra shqiptarë ortodoks janë serbizuar në krahinën e Toplicës, Nishit, Kushumlisë e Vranjës.
Por është edhe një e vërtetë tjetër, se të gjithë ata shqiptarë që u shpërngulën dhunshëm nga trojet e tyre, nga viset e tyre të Ballkanit në drejtim të Turqisë, duke filluar prej vitit 1877 e deri në vitin 1970, nuk e ruajtën dot identitetin e tyre kombëtar, por mbijetuan masakrat e tragjedisë së madhe shqiptare, qindravjeçare, shpëtuan jetën dhe ky tekefundit është qëllimi ekzistencial i çdo qenie.
Këto fakte nuk mund të injorohen, sepse janë të dëshmuara, të faktuara e të dokumentuara. Kjo është edhe arsyeja se prej iluministëve shqiptarë e deri të idealistët e sotëm ka mbijetuar kultura e tolerancës ndërfetare shqiptare, meqë bazamenti primar nuk ishte as është feja, por kombi, gjuha, tradita kultura e përbashkët, ADN-ja e njëjtë dhe të gjitha komponentet që e përbëjnë edhe shqiptarinë e sotme, heterogjene nga pikëpamja fetare, por shumë homogjene nga ideali unifikues kombëtar.
Islami shqiptar i ka tiparet e veta. Me kohë ka ndërtuar një bazament të tolerancës brendakombëtare, të cilin e përfillë me korrektësi, por nuk mund të lirohet nga fondamenti, sepse islami universal po zgjerohet në botë, me kontradikta tejet të ashpra në kushte dhe rrethana të sundimit global imperialist. Zhvillimet e përgjakshme në botën islame, doemos se do të shprehen edhe ndër ne, por kurrë deri sot nuk janë shprehur në përmasa sa ta rrezikojnë tolerancën dhe harmoninë tonë fetare.
Ne nuk kemi arsye as kurrfarë fitimi të bëhemi pjesë e botës së përçarë islame në kuptimin e saj fetar, politik, ideologjik e strategjik, sepse ne në radhë të parë duhet ta ruajmë integritetin tonë kombëtar e fetar, në kushte dhe rrethana specifike.
Duhet të bëjmë përpjekje të ruajmë dhe të kultivojmë vlerat tona kombëtare, si dhe ato fetare, në radhë të parë vlerën mbi të gjitha vlerat, që është ajo e tolerancës dhe harmonisë fetare brendapërbrenda kombit dhe shqiptarëve kudo ku ata jetojnë dhe që kanë sentiment, kombin, atdheun, Shqipërinë e integruar brenda vetes dhe jo brenda BE-së apo Ligave të Lindjes. Mbi këtë ekskluzivitet kombëtar mund të sigurohet e ardhmja e ndritur e rreth 8 milionë shqiptarëve në trojet e tyre, në pesë shtetet e Ballkanit. Islami shqiptar në këtë mes nuk duhet të jetë tokë e pëlleshme për Lindjen as Perëndimin, por vetëm për shqiptarët, kështu si kanë qenë dhe si kanë mbetur. E kaluara na ka dhënë sa e sa mësime, në të cilat jemi djegur duke mbështetur ekskluzivisht një shtet apo një ideologji të caktuar mbizotëruese, në botë.