Vetëvendosje

Vetëvendosja kundërshton emërimin e Radomir Llabanit gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetes, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër zyrës së kryetarit të vendit, ku i ka kërkuar të mos e emërojë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Labanin, pasi ai ishte dënuar si pjesëtar  e një grupi kriminal. Me këtë rast, Vetëvendosja ka kujtuar nenin 114 paragrafin 1 të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë… Vetëvendosja se ka bërë përpjekje që të ndalte votimin e këtij gjyqtari, por nuk kishte arritur të ndalë votimin pro. Në njoftimin e kësaj partie theksohet se nëse Presidenti nuk e kthen vendimin e Kuvendit, “që përmban shkelje të rëndë të Kushtetutës, do t’i hapet rrugë delegjitimimit të institucionit të Gjykatës Kushtetuese”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …