Kryetari serb, Vuçiq thotë Kosova mbetet njëra nga pengesat më të vështira për integrimin e Serbisë në BE

Kryetari serb, Vuçiq thotë Kosova mbetet njëra nga pengesat më të vështira për integrimin e Serbisë në BE

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit po e pranon se pa normalizimin e raporteve me Kosovën, shteti serb nuk do të mund të bëhet anëtare në NATO.  Së fundi gjatë një vizite në Azerbejxhan, ai theksoi se sundimi i ligjit dhe Kosova mbeten problemet kryesore të Serbisë në rrugën drejt BE-së. Sa i përket normalizimit me Kosovën, kisha serbe ditë më parë kishte akuzuar Vuçiqin se po bën pazare. Kjo pasi ai mori pjesë në Samitin e Sofjes ku ishte prezentë edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. E duket se këto akuza nuk i kanë lënë shumë përshtypje atij. “Kisha nuk ka nevojë të marrë vendime politike, por sigurisht ka të drejtë ta shprehë mendimin e saj”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …