Masakra e Dubravës

Sot shënohet 19 vjetori i masakrës në burgun e Dubravës të kryer nga forcat ushtarake e policore serbe

Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës, sot (e martë) nga ora 11:00 deri në orën 12:00 bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat ushtarake e policore serbe. Këshilli Organizativ i të Burgosurve të Burgut të Dubravës ka parashtruar kërkesë në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësinë për të lejuar hyrjen e familjarëve të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës në hapësirat e burgut për të nderuar të burgosurit e vrarë gjatë periudhës 19-24 maj 1999. Përgjigjja e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësinë ka qenë pozitive. “Njoftojmë familjarët e të vrarëve, të plagosurit dhe të mbijetuarit që të marrin pjesë në homazhet e organizuara tashmë çdo vit”, është bërë me dije në njoftimin për medie nga Këshilli organizativ i të mbijetuarve të masakrës së Dubravës. Ky këshill ka bërë me dije se sot mund të jenë të pranishme edhe mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …