Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi e ka kujtuar masakrën e Dubravës në 19-vjetorin e kryerjes së saj nga forcat policore e ushtarake serbe. Ai ka thënë së kjo masakër është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë.
“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.