Në Stagovë të Kaçanikut janë përkujtuar dëshmoret Ekrem Gudaqi dhe 13 martirë të tjerë. Në mesin e tyre, forcat serbe nuk kursyen as jetën e një fëmije 7 vjeç. 21 majin e vitit 1999, banorët e fshatit Stagova të Kacaniku do ta kujtojnë si datë të dhimbshme. Forcat serbe,

Në Stagovë të Kaçanikut është përkujtuar dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirë të tjerë në 19 vjetorin e rënies

Në Stagovë të Kaçanikut është përkujtuar dëshmori Ekrem Gudaqi dhe 13 martirë të tjerë. Në mesin e tyre, forcat serbe nuk kursyen as jetën e një fëmije 7 vjeç. 21 majin e vitit 1999, banorët e fshatit Stagova të Kacaniku do ta kujtojnë si datë të dhimbshme. Forcat serbe, vranë 13 civilë, prej tyre edhe fëmijën 7 vjeç. Por kjo datë përvec kujtimin për martirët, sjell edhe krenari për ta, pasi kujtohet dëshmori Ekrem Gudaqi.

Besim Ilazi kryetari i Kacanikut, tha se në këtë ditë kur kujtojmë martirët dhe dëshmorët e kombit kujtojmë sakrificën e gjithë popullit. “Kur nderojmë martirët dhe dëshmorët nderojmë edhe vetë sakrificën e këtij populli të cilët ju bë krah djemve dhe bijave më të mirë të vendit për një arsye të vetëm që lirin tuja sjellim të tjerëve”, tha ai.

Pjesëmarrësit e luftës së UÇK-së falënderuan stagovasit për përkrahje dhe për ndihmesë të bërë në vitet e luftës Kurse Azem Guri nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dega Kacanik, tha se jemi 19 vite pas luftës kemi obligim institucional si në nivel lokal dhe atë qëndror që të krijojmë kushte më të mira në mënyrë që këta nxënës fëmijët tanë tju prin rezultateve në nivel kombëtar një ashtu siç i kanë prirë betejave pjestarët e UÇK-së.

Ndërsa Azem Gudaqi në emër të familjeve të dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve tha se u bënë gati 2 dekada që nuk po lihen anash dëshmorët dhe të rënët për lirinë e Kosovës. Në përkujtim të të rënëve u shfaq edhe një program artistik. Ndryshe më 21 maj në Stagovë kishin rënë për lirinë e Kosovës: Ekrem Gudaqi, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …