Në një intervistë për “Epoka e re”, nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, është shprehur i bindur se ky ligj do të sjellë fillimin e një etape të re zhvillimore për kryeqytetin. Ai ka thënë se ligji barazon trajtimin e Prishtinës me secilën kryeqendër të shteteve të rajonit dhe më gjerë. Krahas pozitës së veçantë që i garantohet kryeqytetit, përfitim që sjell ligji është edhe rritja e buxhetit të komunës nga grantet e Qeverisë. Ai ka treguar se kjo nënkupton rritje të mundësive për investime të reja në kryeqytet, duke shtyrë përpara një varg projektesh që, shkaku i implikimit buxhetor, janë shtyrë nga viti në vit. Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka folur edhe për qeverisjen në komunë, duke premtuar se puna e kësaj Qeverie do të ndihet te secili qytetar i Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …