leoni

Jakup Krasniqi: Dëmin që “insajderi” ia shkakton buxhetit të Kosovës dhe PTK-së nuk ia shkakton gjithë “fisi” im

Jakup Krasniqi thotë se është e paarsyeshme që Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë

Ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se është e paarsyeshme që kryetari Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë. Krasniqi po ashtu ka thënë se serbët nuk po duan një Asociacion, porse po kërkojnë më shumë, megjithatë, sipas tij, Kosova nuk duhet të bëjë kompromise tjera që e tejkalojnë Pakon e Ahtisaarit. Krasniqi ka thënë për “Zërin” se është e paarsyeshme që kryetari Thaçi të jetë kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë. Ai ndër të tjera ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, për të cilën ka thënë se në Pakon e Ahtisaarit nuk parashihet që ushtria të bëhet me 2/3 e votave të komuniteteve pakicë. Sipas ish-kryeparlamentarit, po të kishin vullnet politikanët në Kosovë për sundimin e rendit dhe të ligjit Kosova moti do ta kishte marrë liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …