leoni

Kryetari Thaçi: Vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure” në Budve të Malit të Zi

Me ftesë të Këshillit Atlantik dhe Qeverisë së Malit të Zi, Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Budve, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure”. Thaçi bashkë me kryetarin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do të jenë ndër folësit kryesorë të këtij forumi, në të cilin do të marrin pjesë edhe shumë zyrtarë amerikanë, kanadezë dhe përfaqësues të BE-së. Para përfaqësuesve shtetërorë, diplomatëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, kryetari Thaçi do të flasë për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky forum është ngjarje që ndihmon jo vetëm nxitjen e ideve të reja rreth sigurisë, por gjithashtu nxitë edhe të menduarit taktik në përpjekjet për reforma në Evropën Juglindore. Forumi ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve më të ngushta midis akterëve kryesorë dhe partnerëve, për ta bërë rajonin vend më të sigurt dhe për të kontribuar në tejkalimin e sfidave globale në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …