Nga Austria ka arritur një donacion për Njësinë e zjarrfikësve në Suharekë

Një automjet për zjarrfikje ka arritur në Suharekë, si donacion nga populli mik i Austrisë për Njësinë e Zjarrfikësve në Suharekë. Ky automjet do të ndihmojë shumë zjarrfikësit e Suharekës, pasi ata nuk qëndrojnë mirë sa i përket automjeteve dhe aparaturave për këtë qëllim. Pasi ka arritur automjeti, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka vizituar Njësinë e Zjarrfikësve dhe ka shtuar se: “Jam falënderues për donacionin austriak të Motra Johana, për automjetin e ri në Njësinë e Zjarrfikësve. Ky veprim është në shërbim të qytetarëve, pasi ua lehtëson intervenimin zjarrfikësve dhe jua shton efikasitetin në punë”. Ndërsa drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Enver Shabani, ka thënë se “ky është një automjet modernë, por uroj që të ketë sa më pak punë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …