Komiteti për Politik dhe Financa në Viti mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Politik e Financa në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e katërt të radhës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat u shqyrtua për miratim, propozim vendimi për formimin e komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane. Anëtarët e këtij komiteti, lidhur me këtë pikë, thanë se pasi të kalohet ky vendim në Kuvend, duhet filluar procedurat për ndryshimin e rregullores komunale për funksionimin e këshillave të fshatrave e nxjerrë në vitin 2015, bazuar në udhëzimin administrativ 2016 dhe pastaj të caktohet komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave. Në këtë mbledhje u diskutua propozim vendimi për formimin e komiteteve konsultative, ndërkohë u dha një informatë mbi përgatitjen për mirëmbajtjen e rrugëve lokale të Komunës së Vitisë për sezonin verore, nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, si dhe një informatë, mbi punën e komiteteve funksionale për fillim vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …