Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës dhe kuadër i lartë i Vetëvendosjes, Hysen Durmishi ka reaguar ashpër kundër veprimeve të djeshme të Policisë së Kosovës, me ç’rast u arrestua deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe rreth 100 aktivistë tjerë të po këtij subjekti politik si dhe u rrahen brutalisht dy ish të burgosur politik: Gani Krasniqi, babai i dëshmorit, Labinot Krasniqi dhe, Sami Kurteshi, ish-Avokat i Popullit Me një kryeministër që ishte bashkëpunëtor i Rrahman Morinës dhe me një komandant policie që është i biri i një inspektori të zellshëm të sigurimit serb, nuk mund të presësh tjetër gjë pos plumba e dhunë brutale kundër atyre që duan t’i japin kuptim 28 Nëntorit”.
“Babai i Shpend Maxhunit, Enver Maxhuni, në vitet e tetëdhjeta torturonte mizorisht shqiptarët, që kërkonin Republikë. Të njëjtën po e vazhdon i biri i tij sot. As Rrahman Morina me Enver Maxhunin e me Isa Mustafën nuk arritën t’i ndalin shqiptarët drejt aspiratave të tyre për liri, këtë nuk arriti ta bënte as Millosheviqi. Përpjekjet për liri e vetëvendosje nuk mund t’i ndalin as sot i biri i Enverit të Serbisë e bashkëpunëtori i Rrahman Morines”. Po ju vjen fundi dhe atë një fund i turpshëm”, përfundon Durmishi.