Kryetari Thaçi e ministri i Jashtëm Pacolli takohen me kyetarin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Kryetari Thaçi e ministri i Jashtëm Pacolli takohen me kyetarin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Kryetari i shtetit, Hashim Thaçi është takuar sot me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç në kuadër të Forumit të Sigurisë “To Be Secure”. Ai ka shkruar se me Gjukanoviç kanë diskutuar për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit.

“Në kuadër të Forumit të Sigurisë “То be Secure”, zhvillova një takim bilateral me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilin e urova për rizgjedhjen e tij president dhe për përvjetorin e pavarësisë së Malit të Zi. Me presidentin Gjukanoviç biseduam për krijimin e një agjende të përbashkët të bashkëpunimit bilateral, duke nxitur një shkëmbim më të madh tregtar dhe bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një mundësi unike për Kosovën, që të lëvizim më shpejt drejt të ardhmes së përbashkët euroatlantike. Pas Samitit të Sofjes, Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka qenë më afër jetësimit të aspiratave për anëtarësim në BE”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …