Oda Ekonomike e Kosovës i shpalos disa propozime për mbështetjen e puntorëve të sektorit privat në vend

OEK: Konkurrenca jolojale si shmangia nga tatimet, është barriera më e madhe e kompanive kosovare

Konkurrenca jolojale që rezulton nga shmangia e kryerjes së tatimeve e taksave, është barriera më e madhe e kompanive kosovare gjatë aktiviteteve të tyre biznesore. Në një studim i realizuar nga Oda Ekonomik e Kosovës, ka konstatuar se 60 për qind të bizneseve e kanë radhitur konkurrencën e padrejtë që vjen nga ekonomia e hirtë apo ajo informale, si shqetësimin e tyre kryesor. Kjo, sipas studimit të OEK-ut, është si pasojë e mungesës së sundimit të ligjit në vend dhe dështimit të Ministrisë së Financave në zbutjen e informalitetit përmes iniciativave dhe programeve vetëdijesuese. Raporti i fundit mbi shtrirjen e ekonomisë joformale në Kosovë është bërë nga Zyra e BE-së. Ky raport vlerëson shkallën e ekonomisë informale prej 31 për qind, ndërkaq thekson së është mbi mesataren e vendeve të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …