Tri partitë në pushtet ende nuk i kanë dërguar nominimet e tyre tek kryetari për anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndonëse anëtarëve aktualë u ka skaduar mandati. Burime të gazetës “Epoka e re” thonë se brenda koalicionit PAN ka marrëveshje se vonesat në këtë drejtim janë bërë për shkak të mospajtimeve në mes të AAK-së dhe Nismës. Sipas këtyre burimeve, PDK-në në KQZ do ta përfaqësojë Ilir Gashi, ndërkaq Aleancën dhe Nismën Binak Vishaj. Kurse partitë opozitare i kanë dorëzuar nominimet e tyre. LDK-ja do të përfaqësohet nga Sami Hamiti e Florian Dushi, kurse Lëvizja Vetëvendosje nga Adnan Rrustemi e Nazlie Bala.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …