Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, iu ka kundërpërgjigjur kryetarëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë, Agim Bahtirit dhe Xhafer Tahirit, të cilët kishin lëshuar një komunikatë të përbashkët duke akuzuar atë për ndikime politike në zgjedhjen e drejtorëve të spitaleve. Ministri Ismaili ka thënë se ata mund të jenë të shqetësuar, mirëpo, jo për qytetarët dhe as për sistemin shëndetësor, por për veten. “Ashtu siç është e vërtetë se kur flasin për “politizim” dhe “dëmtim të sistemit shëndetësor”, realisht mendojnë në “punët” që kanë bërë, e që do t’u ndërpriten, në komunat e tyre”, ka thënë Ismaili. Më tej, Ismaili, ka thënë se vizioni i PDK-së, të cilin ai si Ministër i Shëndetësisë është duke e shtrirë me kënaqësi të madhe dhe vullnet të fortë gjithandej institucioneve shëndetësore, është ekskluzivisht për qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …