leoni

Opozita e bashkuar nuk duket se është unike, sulmi i policisë vetëm kundër Vetëvendosjes

Pavarësisht retorikës së tejshprehur për unitetin brenda tri partive politike  të opozitës, sulmi brutal i Policisë së Kosovës, i drejtuar ekskluzivisht vetëm kundër aktivistëve e zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje,  zbeh deklaratat e opozitës për bashkim, dhe unitet. Derisa aktivistët e këtyre partive nuk i bashkohen në protesta as në kundërshtime aktivistëve të Vetëvendosjes, bindja se opozita është unike nuk qëndron, sepse të vetmit që po tërhiqen zvarrë na policia, po rrahen, po arrestohen e po gjakosen brutalisht janë aktivistët e Vetëvendosjes dhe jo ata të AAK-së  apo Nismës. Mungesa e solidarësisë dhe bashkëveprimeve unike nuk mund të fshihet me deklarata politike. Është e vërtetë se opozita ka protestuar qetë, por ka pasur sa e sa indikacione se pas protestës, policia e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, mllefin do ta derdhin mbi aktivistët e Vetëvendosjes. Mungesa e veprimit dhe kundërshtimit unik në raste të tilla tregon mungesë gatishmërie për një vendosshmëri të qëndrueshme, pa kthim prapa të opozitës së bashkuar. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …