Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim detyre

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim detyre

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burg për shpërdorim detyre në rastin e blerjen së një automjeti qeveritar në vlerë të 580 mijë eurove. Ndihmës-ministri i punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg ndërsa proces i veçantë gjyqësor për këtë rast është duke u zhvilluar edhe ndaj ish-Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Akuza ka të bëjë me shkeljet ligjore në procesin e blerjes së automjetit të blinduar, Mercedes-Benz. Gjykatësja, Dobrila Kacarska tha se Nikolla Gruevski kishte kërkuar nga ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska të nisë procedurën për blerjen e veturës ndërsa kjo kishte nxitur Gjoko Popovskin që të favorizojë një kompani të afërt të saj në procedurat e tenderimit. Gjykatësja tha se me shkeljet e bëra, Gruevski ka nënçmuar dhe fyer qytetarët meqë pas shpinës së tyre dhe në fshehtësi është pajisur me veturë sipas dëshirës së tij.

Dënimi i ish-kryeministrit maqedon ka nxitur reagimin e partisë së tij VMRO DPMNE, e cila në shenjë revolte ka braktisur punimet e Kuvendit. Një grup i itharëve të tij janë mbledhur para gjykatës për të shprehur indinjatën për dënimin e ish-kryeministrit. Ndaj Gruevskit janë duket u zhvilluar edhe katër procese tjera gjyqësore, derisa më i rëndi vlerësohet të jetë procesi i koduar me emrin “Titanik”, në të cilin ai dhe shumë ish-zyrtarë tjerë të lartë akuzohen për mashtrime zgjedhore gjatë qeverisjes së tij në vitin 2014. Proceset gjyqësore kundër ish-zyrtarëve, kanë për bazë aferën e përgjimeve prej nga edhe kanë dalë të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale, e cila ishte formuar për hetimet e keqpërdorimeve të bëra nga pushteti i kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …