Prokuroria e Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Albin Kurti. Deputeti i VV-së në këto momente gjendet në prokurorinë Themelore në Pallatin e Drejtësisë. Ai dyshohet për tri vepra penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, mbajtje të armës dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm. Burime të KosovaPress brenda Pallatit të Drejtësisë tregojnë se Albin Kurti nuk ka pranuar që të merret në pyetje nga prokuroria Fikrije Krasniqi. Kërkesa e Kurtit është që të mos deklarohet në asnjë formë para prokurores Krasniqi. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Kurti ka marrë avokat apo është duke u vetëmbrojtur.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …