Ministri Bytyqi premtoi zgjidhjen e shumë problemeve në arsim

Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka qëndruar në Komunën e Malishevës, ku është pritur nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, drejtori i arsimit Blerim Thaçi dhe zyrtarë tjerë të qeverisë komunale. Po ashtu, ministri Bytyqi, ka marrë pjesë edhe në shënimin e ditës së shkollës, “Hasan Prishtina” në Tërpezë. Gjatë kësaj vizite, ministri Bytyqi, ka premtuar se do ta përkrahë Malishevën në fushën e arsimit, si dhe ka premtuar se janë drejt zgjidhjes së shumë problemeve në arsim. Në këtë vizitë ministri Bytyqi, fillimisht është njoftuar nga nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, me rrjedhat dhe zhvillimet e përgjithshme në Malishevë, me theks të veçantë në fushën e arsimit, i cili ka kërkuar mbështetje më të madhe nga ana e ministrisë. Po ashtu edhe drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, e ka njoftuar ministrin, me procesin e arsimit në Komunën e Malishevës dhe nevojat që ka Malisheva. Ministri Bytyqi, pasi është njoftuar me zhvillimet e përgjithshme, e ka përgëzuar Komunën e Malishevës, për investimet dhe përkushtimin që ka në fushën e arsimit, ndërsa ka premtuar se përkrahja, për Malishevën dhe për komunat tjera, nuk do të mungoj, përderisa Komunën e Malishevës, e ka vlerësuar si komunë model për qeverisjen lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …