Në Sallagrazhdë, po ndërtohen rrugët “Deli Azemi” dhe “Shpenadija”

Vazhdës së ndërtimeve dhe rregullimeve të rrugëve lokale nëpër fshatra të komunës së Suharekës po i shtohen edhe dy rrugë lokale që kanë filluar të ndërtohen në fshatin Sallagrazhdë. Në fillimin e punimeve ishte prezent kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai fillimin e punimeve në këto rrugë e quajti kështu: “Në Sallagrazhdë fillojmë me projekte për rregullimin e rrugëve lokale. Ndihem mirë sepse rregullohet rruga e cila shkon deri në shtëpinë e veprimtarit Hysen Gega i cili i ka dhënë shumë vendit. Jemi afër qytetarëve gjithmonë. Kudo ku ka nevojë ju do ta keni ndihmen e institucioneve. Edhe ne Bllacë ka filluar ndërtimi i rrugëve locale, ku Kryetari Muharremaj, ka inspektuar fillimin e punimeve. Këtu do të ndertohen rrugët: “Krushqit”, “Frashëri” dhe rruga “Trimat”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …