U inaugurua zyrtarisht projekti i E-Kisokut në Pozheran

Në Pozheran të komunës së Vitisë është inauguruar edhe zyrtarisht projekti i E-Kioskut, me ç’rast në mbështetje të Programit USAID-it për të Drejtat Pronësore (PRP-së), Institucionet Komunale të Vitisë, organizuan ceremoninë e lansimit në mënyrë zyrtare  të e-kioske të parë, të gjeneratës së dytë në Kosovë. Kjo E-kioskë ofron certifikata të pronësisë dhe deklarata të tatimit në pronë, përveç dokumenteve të gjendjes civile, siç janë certifikatat e lindjes dhe certifikatat e martesës. Zëvendësdrejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, dhe Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, folën në këtë aktivitet, i cili u hap nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Në fjalën e tij, kryetari Haliti përmendi përparësitë që do ti kenë jo vetëm qytetarët e Pozheranit, por edhe të vendbanimeve tjera të komunës së Vitisë, pasi që pa humbur shumë kohë, mund të pajisen me dokumentet e nevojshme. Kryetari Haliti, duke shpreh mirënjohje për realizimin e këtij projekti, ka falënderuar USAID-in edhe për projektet tjera të realizuara në komunën e Vitisë, duke premtuar një bashkëpunim të mëtutjeshëm. Në këtë ngjarje pati edhe një tendë informative për qytetarët lidhur me çështjet e të drejtave pronësore, ku qytetarët mund të bënin pyetje dhe t’i merrnin broshurat informative të PRP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …