MINISTRI LEKAJ VIZITOI AUTORITETIN E AVIACIONIT CIVIL TË KOSOVËS

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), me ç’rast u takua me Drejtorin e përgjithshëm të AACK-së, Driton Gjonbalaj dhe stafin e AACK-së, me të cilët biseduan për të arriturat e kësaj agjencie, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe AACK-së, në shërbim të funksionimit të harmonizuar mes ministrisë, si përgjegjëse për rregullimin ekonomik të aviacionit civil dhe agjencisë, si përgjegjëse për sigurinë ajrore dhe fizike të aviacionit civil në vend. Ministri Lekaj duke e përgëzuar Gjonbalajn dhe stafin e AACK-së, tha se kjo agjenci duhet të avancoi në ofrimin e shërbimeve dhe marrjen e përgjegjësive shtesë që i takojnë në fushën e aviacionit civil, si dhe në avancimin e resurseve profesionale, në mënyrë që edhe aty ku ka sfida, të tejkalohen me profesionalizëm dhe në shërbim të qytetarëve dhe të vendit tonë. Lekaj ka treguar gatishmërinë e ministrisë që drejton, për përkrahje të parezervë kurdo që është e nevojshme dhe kurdo që kërkohet një gjë e tillë. Në këtë takim u bisedua edhe për normalizimin e hapësirës ajrore, si një proces ku ka ndërhyrje politike nga fqinji ynë verior, por u tha se ky proces nuk do të ndalet deri në normalizimin e plotë të hapësirës ajrore të Kosovës, sepse ka rëndësi për shtetin dhe qytetarët e vendit, si në aspektin strategjik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …