Nënkryetarja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci ka thënë sot se mësimdhënësve të Kosovës nuk janë duke iu realizuar të drejtat e tyre ashtu siç është paraparë me Kontratën Kolektive të nënshkruar nga ish-ministri i Arsimit dhe kryetari i SBASHK-ut. Me këtë rast ajo ka përmendur neni 35 pika 8 të kësaj kontrate e cila parasheh pagesën e pagave jubilare dhe tri pagat përcjellëse për mësimdhënësit e pensionuar.Sipas saj kontrata parashihte që buxheti për realizimin e kësaj të drejte duhet të fillonte në buxhetin e vitit 2018 ajo që po ndodh aktualisht pothuajse në të gjitha komunat është se mësimdhënësve nuk po u realizohen të drejtat e tyre që u janë garantuar me ligj . “Komunat duhet ta realizojnë këtë të drejtë të mësimdhënësit. Ne kemi nisur një letër për të gjithë kryetarët e komunave ku kërkojmë që t’u njihet kjo e drejtë mësimdhënësve. Të mos shpenzohet energjia e mësimdhënësve ne realizimin e të drejtave të tyre. Iu bëjmë thirrje kryetarëve të komunave që janë të obliguar ta realizojnë këtë drejtë”, tha Nagavci.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …