Mediumet me prestigjioze Koreane vizitojnë komunën e Junikut

Mediumet me të mëdha Koreane si: Chosun Ilbo, Hankook Ilbo, Financial Neës, Neëspim, Nocut Neës, Travel Daily, Global Travel Neës, Bar & Dining, Heren, Monthly Luxury and Lifestyle Magazine, vizituan komunën e Junikut. Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi organizoj mbrëmje kulturore dhe informuese për mysafirët Korean, duke i informuar gazetaret rreth kulturës dhe traditës sonë shekullore. Në këtë aspekt, kryetari Kuçi duke veçuar Junikun si njëra ndër zonat më të sigurta në Ballkan, theksoj se në Junik nuk ka pasur vrasje më shumë se 100 vite. Gjithashtu Kryetari Kuçi informoj gazetaret rreth potencialit turistik që ka Komuna e Junikut me bjeshkët si Gjeravica dhe liqenjtë natyral të cilët janë në maje të kësaj bjeshke. Njëherësh gazetaret u informuan rreth ushqimit tradicional, duke parë nga afër se si nënat tona gatuajnë ushqimin tonë tradicional siç është  ,,Flija“. Gazetarët shprehën entuziazëm të lartë për kulturën dhe traditën tonë, dukë falënderuar Kryetarin Kuçi për mikpritjen e bërë dhe duke shpresuar në bashkëpunim në sferën ë turizmin dhe kulturës, ata pas qëndrimit 24 orësh në komunën e Junikut u larguan për në destinacionin e tyre të radhës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …