Kryetari Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar se sot në ditën më të shenjtë janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare. Sipas Ymerit, 28 Nëntori është i Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se pushteti i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit po na copëton sërish. “Pushtetit po na e sjell Serbinë Kosovës dhe po ia falë territore Malit të Zi”, por opozitarët janë të vendosur dhe marrin frymë në nëntorin e gjallë ndërsa pushteti sheh ëndrra me nëntorin e vdekur. “Republika jonë do të jetë republikë për bashkimin e jo e republikës”, tha Ymeri. Ai u tha protestuesve të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” se ju jeni ata që do ta parandalojnë Asociacionin e Komunave Serbe dhe marrëveshjen për Demarkacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …