Haradinaj: Pushteti na ka detyruar të dalin në rrugë sepse e dëshiron Serbinë në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në manifestimin e opozitës, ka thënë se Kosova është gjaku im që nuk falet.  Pushteti na ka detyruar të dalin në rrugë sepse po dëshiron të bëjë zot shpie Serbinë në Kosovë. Kosovën e kemi çliruar së bashku ne me aleatët, Kosova është e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë por nuk është e Serbisë. Në fjalimin e tij Haradinaj u ka uruar pjesëmarrësve në manifestim, Ditën  e Flamurit, Ditën e Pavarësisë dhe të Lirisë. Me 28 Nëntor, nëpër shekuj i kemi thirrë vetëdijes sonë për fatin tonë si komb. Përjetësisht mirënjohje sakrificës së bashkëkombasve tanë për liri.

Pushteti na ka nxjerr në rrugë, se po don me e ba Serbinë zot’ Shpije n’Kosovë. Na ka detyru me përdor gaz, se po don me i falë tokë Malit t’ Zi. Ne i themi Jo, se Kosova është një dhe nuk bëhet dy

Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë. Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa.  Sot, jemi këtu jemi për shtet dhe fuqimisht u themi Jo marrëveshjeve. Ato  nuk kalojnë! Ka thënë mes tjerash, Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …