Serbia vazhdon papengueshëm të realizon projekte në pjesën veriore të Kosovës të ndaluara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndonëse kjo ministri ka kërkuar ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e vendbanimit “Lugina e Diellit” ku pritet të vendosen 300 familje serbe, për shkak se komuna e Zveçanit nuk ka paraqitur asnjë nga dokumentet e kërkuara, punimet për realizimin e këtij projekti kanë vazhduar me intensitet të shtuar. Duke folur për realizimin dhe qëllimin e këtij projekti, zyrtar të lart të Qeverisë se Serbisë kanë deklaruar Serbia kështu ia ka dal t’i ruaj ruajë institucionet e veta në Kosovë dhe ato funksionojnë pa pengesa. Duke folur për realizimin e këtij projekti, kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë Halit Barani ka tërhequr vërejtjen se ndërtimi i të ashtuquajturit vendbanim “Lugina e Diellit” është përpjekje e Serbisë për ta rikolonizuar veriun. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka sqaruar se Inspektorati i Ministrisë ka kryer mbikëqyrje me procesverbal në Drejtorinë e Urbanizmit në Zveçan, me ç‘rast ka kërkuar nga kjo drejtori që ta prezantojë dokumentacionin teknik rreth ndërtimit në fjalë, por dokumentacioni nuk është paraqitur.
