Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në tryezën e mbajtur sot, Memli Krasniqi ka thënë se është Kuvendi që merr vendim për shkuarjen e zgjedhjeve e jo tryezat. Ai ka shtuar më tutje se se nikoqiri i kësaj tryeze ka devijuar dakordimet e arritura nga tryezat e kaluara dhe theksoi se diskutimi i Kurtit ishte një shfryerje ndaj disa çështjeve. Partia Demokratike e Kosovës është kundër mbajtjes së zgjedhjeve ama është e gatshme për to. Askush nuk është për zgjedhje madje as ju opozita, po të ishit të intersuar edhe ju atëherë do të kishe bërë veprime. Kosova nuk është në krizë por është përballë sfidave dhe për këtë kanë kërkuar koncensues nacional dhe ne ftojmë Albin Kurtin që mos të bojkotojë tryezat e ardhshme sepse sipas tij janë grup parlamnetarë me peshë, theksoi përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te
Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …