Duke aluduar në kërkesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Lbin Kurti për dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj, përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë se nuk është tryeza vendi ku rrëzohet Qeveria por Kuvendi. Ai ka shtuar më tutje se këto tryeza e kanë prodhuar një rezultat dhe ne nuk mund t’i tejkalojmë këto rezultate në këtë formë, pra në tryezën e fundit jemi pajtuar me formuar një grup punues. Ky grup ka pas për detyrë të diskutoj për temat që kërkojnë konsensus nacional me biseduar për agjendën e tryezës së radhës dhe me i ndihmuar kësaj tryeze me asistencë që kjo tryeze të jetë sa më e suksesshme pra e kemi kthyer prapë tryezën në pikën fillestare. Nuk ka kuptim të mbahen ato tryeza, me u dakorduar edhe mos me iu përmbajt tryezave të tyre të përbashkët, ka theksuar përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …