Kryetari i të ashtuquajturit Komisionit Parlamentar të për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun ka thënë se për Prishtinën zyrtare dhe perëndimin, statusi i Kosovës është i përfunduar. Duke folur për dialogun e ardhshëm Kosovë-Serbi dhe paralajmërimet për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes të dyja shteteve, ai ka thënë se nëse arrihet marrëveshja për zgjidhjen përfundimtare të Kosovës, do të ishte e domosdoshme që qytetarët serbë të deklarohen për këtë. Mirëpo ende nuk dihet se në ç’mënyrë do të arrihet kjo, se a do të jetë referendumi, apo diçka tjetër, ende nuk di të them, është cituar të ketë deklaruar, Millovan Drecun, njoftojnë mediet serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …