Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa bashkë me zëvendëskryeministrin,
Hashim Thaçi si dhe disa ministra të Qeverisë, sot kanë bërë homazhe në
Kompleksin Memorial në Prekaz. Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin
e Qeverisë për të forcuar shtetësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e vendit në
strukturat euroatlantike. ““Adem Jashari, me jetën dhe veprën e tij të
pavdekshme, hyri në panteonin e burrave të shquar të kombit, të cilët e
udhëhoqën popullin e Kosovës drejt lirisë. Adem Jashari, së bashku me Familjen
Legjendare Jashari nga Prekazi, dhanë gjithçka për Kosovën, lirinë, pavarësinë
dhe shtetësinë e saj”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …