Fjala e Dr.Sc. Ruzhdi Jasharit, organizimi i tryezës nga (CERT-GDP)-UBT, me rastin e hyrjes në fuqi të Rregullores për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Këshillit Europian, Parlamentit dhe Komisionit, 25 maj 2018, Kampusi universitar afër QMI-së në Lypjan.
I nderuar; President i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi
Të nderuar të pranishëm!
Gjithashtu e kam nderin e veçantë që t`përshëndes të gjithë studentët dhe stafin akademik të UBT-së, ku me rastin e organizimit të kësaj tryeze po e japin kontributin e tyre shkencor në kapërcimin e sfidës së re jo vetëm të Kosovës por edhe të nivelit global, në korpusin e të drejtave dhe lirive individuale, lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale. Dje dhe sot, autoritetet e mëdha të BE-së dhe Këshillit të Europës, janë tubuar me rastin e hyrjes në fuqi, të Rregullores së Re të MDHP dhe Privatësisë, për të gjitha shtetet nënshkruese të Konventës 108 të MDHP gjatë përpunimit automatik të të dhënave dhe Konventës të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të KE-së, për organizimin e bordit mbikëqyrës të kësaj rregulloreje.
Sot, jemi bashkërisht, student, pedagog, përgjegjës të institucioneve të sigurisë, të institucioneve ekzekutive dhe politike vendim-marrëse, të Kosovës, përfaqësues nga Rajoni, nga BE-ja, etj. për të dëshmuar praktikisht se kapërcimi i sfidës për sigurinë e të dhënave, është i mundur, me ngritjen e dijeve akademike në sferën e drejtësisë, mbrojtjes së lirive individuale të njeriut dhe sundimit të ligjit. Kështu UBT-ja duke parë shumë herët sfidat e kësaj fushe, nën kujdesin e Prof.Hajrizit, ndër të parat, nga institucionet arsimore universitare, nisi memorandumin e bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore të MDHP, rreth 5 vite më parë.
Rregullorja e KE-së dhe BE-së për MDHP, nga data 27 prill e 2016-tës, ishte rekomanduar për të gjitha shtetet anëtare, aderuese të Konenvtas 108 dhe Konventës për të drejtat dhe lirit e njeriut, për tu mbartur në ligjislacionin e tyre të brendshëm.
Pas një debati disavjeçarë, që nga viti 2012, autoritet e mbrojtjes të dhënave personale të Europës, nën trysnin e madhe të cenimit të dhënave personale dhe privatësisë së individit nga ndërhyrjet me mjete të teknologjisë informative, përmes internetit dhe formave tjera abuzive, në prill të vitit 2016 e aprovuan rregulloren “Mbi mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave”. Kjo rregullore, pas dy vitesh, po bëhet detyruese për të gjitha shtetet aderuese të Konventës 108, e cila e shfuqizon Direktivën 95/46/EC, në “(Rregullore e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave)”.
Rregullorja (2016/679), ka për qëllim forcimin e mbrojtjes së të dhënave për individët në kuadër të BE-së. Gjithashtu ajo trajton transferimin (eksportin) e të dhënave personale edhe jashtë zonës së BE-së.
Qëllimi i Rregullores është t’u jap qytetarëve mundësi të avansuara në kontrollin e të dhënave personale, duke e lehtësuar mjedisin rregullator për biznesin ndërkombëtar dhe e unifikon rregulloren brenda BE-së.
Parimet e Rregullores janë të ngjashme me ato të Direktivës, ku ka edhe detaje të shtuar në pika të caktuara dhe një kërkesë të re të llogaridhënies. Parimet mbi të drejtat e individëve nga Direktiva 95/46 janë trajtuar me dispozita të veçanta në kapitullin III të Rregullorës 2016/679. Rregullorja në nenin 5 specifikon detyrimet e kontrolluesve lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të dhënave personale ku, veç tjerash, kërkohet që të dhënat personale të sigurohen dhe mbrohen nga përpunimi i pautorizuar. Rregullorja e (BE) 2016/679 sjell risi, te e drejta për t’u harruar, një koncept i vënë në praktikë në Bashkimin Evropian (BE). Kjo e drejtë është në zbatim praktik në Argjentin nga viti 2006, dhe ka lindur nga nevoja e individëve për të mbrojtur zhvillimin e jetës së tyre në mënyrë të pavarur, pa qenë vazhdimisht ose pjesërisht të paragjykuar, si pasojë e ndonjë veprimi të kryer në të kaluarën e tij. Po kështu, rregullorja e forcon penalitetin. Një paralajmërim me shkrim në rastin e parë, jo të qëllimshëm, te mosrespektimi i vendimeve/rekomandimeve të autoritetit kombëtar, shkaktohet gjobë deri në 4% të xhiros vjetore në mbarë botën të vitit financiar pararendës në rastin e një ndërmarrjeje.
Rregullorja përfshinë, edhe një direktivë për transferimin e të dhënave për qëllime të hetimit policor apo gjyqësor. Ajo do të zbatohet për rastet e tranferimit kufitar brenda BE-së, dhe vendos standarde për përpunimin e të dhënave për qëllime të hetimit policor.
Theksojmë; se, e një rëndësie të veçantë, është vendosja në mënyrë obligative e zyrtarit të mbrojtje së të dhënave personale në të gjitha organet publike dhe private, ku Direktiva 95/46 një obligim detyrues nuk e theksonte për organet private. Po kështu autoritet kombëtare të MDHP, mund të vendosin gjoba nga vet autoriteti. Shkelja dhe abuzimi me të dhënat personale të ndjeshme, me rregullore trajtohet vepër penale. Rregullorja përmban 99 dispozita, që i biemë tepër se dyfishi i dispozitave që kishte direktiva e deritanishme. Kjo materie është e shtrirë në 11 kapituj mbi bazën e 170 parimeve të rregullores.
Rregullorja e ka të rregulluar edhe mbikëqyrjen e zbatimit praktik të saj, përmes një bordi, apo komitetit mbikëqyrës, i cili do ti raportoi Këshllit të Europës (respektivisht, organeve të KE-së) përmes Sekretarit Gjeneral të KE-së, lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale. Bordi aktivizohet solemnisht më 24 maj/(respektivisht 25 maj) 2018, i cili zyrtarisht i merr përgjegjësitë për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullorës 2016/679.
Nga viti 2016 Kosova, respektivisht ASHMDHP, në pamundësi të mbikëqyrjes funksionele të zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, përkushtimin e stafit të vet, në bashkëpunim me institucionet tjera respektive, dhe të BE-së, e fokusoi në harmonizimin e rregullores së re, në ridraftimin e saj me ligjin për mdhp, që tashmë është në fazën e procedimit dhe futjes së saj në strategjin ligjore të Qeveris për aprovim.
Të nderuar pjesmarrës, zonja dhe zotërinj!
Teknologjia e komunikimit masiv dhe e internetit, i kanë shembur kufijtë e komunikimit në mes shteteve. Kjo është përparësia e informimit dhe sfida e rrezikimit të privatësisë për njerëzimin. Kjo nuk është një sfidë lokale e izoluar, por është një sfidë globale. Koha para nesh kërkon platformë unike të veprimit, të bashkuar në veprime gjithashtu globaliste; prodhues të teknologjisë së komunikimit, monitures të telekomunikacionit, autoritete të drejtave të njeriut, autoritete të sigurisë, autoritete të informimit dhe të dhënave personale, hartues të politikave të sigurisë kibernetike dhe politikëbërës nga legjislativi dhe ekzekutivi, të bashkuar në veprime, me institucionet arsimore dhe shkencore nga të gjitha anët, do ta kapërcejmë këtë sfidë, që tashmë, përbën një rrezik permanent për sigurinë njerëzore!
Se sa janë me interes dijet univerzale dhe balancimi i të drejtave dhe lirive individuale të njeriut mbi privatësinë dhe te drejtën për t`u informuar, më së miri e tha Sekretari Gjeneral i Këshillit të Europës, pak vite më par, në Forumin Ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, ku potencoi vijën ndarëse tepër të hollë, midis të drejtave për privatësi dhe të drejtave të informacionit; dhe kërkoi angazhimin e institucioneve ndërkombëtare për hartimin e një dokumenti që do të ballanconte këto të drejta. Ndërsa, një defekt mbi ambiguitetin veprues të drejtave, të privatësisë dhe sigurisë kombëtare e kishte hasur edhe Gjorgj Tenet, shefi i CIA-s (Intelegjengjca Qëndrore Nacionale e Informimit te SHBA), i cili e reformoi dhe e udhëhoqi CIA-n për, dy mandate rresht. Tenet në v.2001, me disa minuta vones i siguroi listat e udhëtarve nga aeroporti, për shkak të ligjeve të privatësisë, në momentet kur siguria kombëtare amerikane ishte vënë në rrezik nga sulmet terroriste ku kullat binake të tregtisë botërore po rrënoheshin. U dasht një memo e dytë që listat të sigurohen, thekson Tenet (Syri i Ciklonit, gjorgj Tenet)
Të nderuar, pjesëmarrës të kësaj tryeze dhe gjith ju, që po i ndiqni këto punime, këtu në këtë sallë, dhe përmes medias;
Shkolla bashkohore e sigurisë; thekson pes sektor të rëndësishëm lidhur me sigurinë e përgjithëshme në nivel global (Collins 2013), si që janë: sektori ushtarak, ai ekonomik, politik, social, i sigurisë kombëtare dhe sektori i sigurisë njerzore. Por tash siguria njerzore përbën një problem kyq për sigurinë ndërkombëtare, që kërkon sigurizim, sa i përket cënimit të kësaj sigurie, kjo po cënohet seriozisht nga shkelja dhe abuzimi i të drejtave dhe lirive individuale të njeriut, me keqpërdorimin e teknologjisë dixhitale, përmes rrjeteve të ndryshme të internetit. Përë këto abuzime dhe ndërhyrje të vrazhdëta në privatësinë e individit, në secilin Kontinent, veçmas në Europ dhe SHBA, po zhvillohet një debat i madh i nivelit ndërkombëtar.
Rregullat dhe vendosja e dijeve juridike për mbikeqyrjen dhe përdorimin e teknologjive lidhur me mbrojtjen e privatësisë (teknologjija e infrastrukturës kritike që përpunon të dhëna personale), në nivel ndërkombëtar, në të gjitha shtetet po shtohet çdo dit. Në vitin 1977 i kishim vetëm 9 shtete me ligje për MDHP, ndërsa (sipas privacy njuz 2016) në vitin 2015 i kemi 119 shtete në nivel ndërkombëtar që i kanë ligjet e MDHP dhe autoritet mbikëqyrese! Se sa e rëndësishme është kjo fushë për njerzimin tregon fakti se në Konventën 108 kan aderuar edhe shtete nga Amerika Latine dhe Afrika!
Lidhur me domosdoshmërin e ngritjes së njohurive akademike, në sferën e MDHP e kemi edhe rekomandimin e eksperteve të BE-së, që punuan 8 muaj, në Kosovë me projektin e TAIX-it në vitin 2012 në fushën e legjislacionit për MDHP.
Zonje dhe zotëri, të nderuar të pranishëm!
Rëndësi të veçant ka furnizimi dhe pajisja e instiutcioneve me ekspert të aftësuar për zotrimin e teknologjisë informative dhe zbatimin e rregullave gjat përdorimit të kësaj teknologjije. Pra, sa e rëndësishme është kjo fushë tregon fakti se, vetëm për privatësin në kompjuter, organizohet për çdo vit (në janar), në Bruxell konfernencë shkencore vetem me këtë tematikë nga mekanizmat e Këshillit të Europës dhe disa universitete Europiane me renome.
Dijet nga shkencat sociale që kanë në qendër sigurinë bashkëkoohore, dijet nga shkencat juridike dhe të drejtave të njeriut si dhe dijet nga shkencat e teknologjisë kompjuterike dhe të informimit, janë domosdoshmëri e kohës. Pra kërkohët aftësimi, trajnimin dhe përgaditja e kuadrove, për nevojat e institucioneve tona në përmbyllje të trekëndshit të kërkesave tona në sferën e Drejtësisë, Lirive individuale, Sigurisë dhe sundimi i ligjit.Këto janë vlerat themelore të demokracisë për zhvillim të shnoshë të shtetndërtimit tonë!
Bashkëpunimi i UBT-së në nivel ndërkombëtar, si institucion i arsmit të lartë, ndër më të mdhenjët në Rajon, po aftëson dhe nxjerr kuadro me njohuri solide sa u përket ekspertëve për menaxhimin e teknologjisë së infrastrukturës kritike për operimin dhe përpunimin e të dhënave.
Ky është lajm i mirë për të gjithë konsumatorët, në proceset integruese dhe të shtetndërtimit.
Gjithashtu, asistenca teorike dhe teknike e digjitalizimit, me një dialog të rregullt të rregullatorëve të teknologjive të informacionit dhe komunikimit me Komisionin Evropian në procesin e “Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor” (telegraf maj 2018), që pritet të lansohet muaj më vonë, po kështu janë agjenda të mirëpritura për UBT-n!
UBT si institucion i dëshmuar me të arriturat në fushën e sistemeve të teknologjisë së informacionit, kibernetikë; robotikë, mekatronikë, rrjete të informimit… e shum fakultete të këtilla; i dëshmuar, tashmë me programe të reja në shkencat sociale, në shkencat juridike, të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ato të medias, me mbi 500 pedagog dhe ekspert të fushave të ndryshme përkatëse, në hap me zhvillimet shkencore dhe teknologjike, është vendi për vjeljen e këtyre dijeve, në praktikë dhe teori, për ne dhe gjithë Rajonin!
15 vite më pare, kur në Kosovën e djegur e të rrënuar nga lufta, vinin ndihma për rindërtim shtëpishë, vinin batanije e ushqime për qytetarët tanë që ktheheshin duarthatë nga “egzodi biblik”, erdhi edhe administrata e UNMIK-ut edhe siguria nga KFOR-i. Erdhën edhe shum të tjerë nga Perendemi, ndër ta, i përgaditur me dije akademike, nga Austria erdhi edhe Prof.Dr.Edmond Hajrizi, i cili themeloi Institucionin e Arsmit të Lartë UBT-në, për të dhënë kontributin e tij për Kosovën, në rrafshin e arsimimit dhe diturisë dhe nga faktet që kemi, po ja del me sukse në këtë drejtim. Besoi në studentet e UBT-së, në punën dhe përgaditjet e tyre, se janë dhe do mbeten krah i fortë për ekonominë dhe të ardhmen e vendit, në të gjitha fushat e jetës dhe punës në sektorin shtetëror dhe atë privat, duke qenë të guximshëm do t`i sfidojnë dukurit negative me të cilat po ballafaqohet vendi
Kësaj tryeze besoj se do t`i kontribuojë në mënyrë modeste edhe libri ynë i kësaj fushe MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE, i botuar dhe shtypur nën kujdesin e këshillit mësimor dhe udhëheqësit të UBT-së, prof.Hajrizit.
Pse i hyra kësaj pune? sepse është një mungesë e madhe e dijeve të kësaj fushe, është një debat i madh ndërkombëtar, është një sfidë për njerzimin dhe një teori në formësim e sipër, në këtë fushë, që mëton të quhët “Teoria e Mbrojtjes së të Dhënave”. Dijet në këtë fushë vijnë nga shum drejtime, si: Të drejtat e njeriut me dinjitetin e tij, siguria, drejtësia, informacioni, teknologjia digjitale etj. Pra e dhëna personale e njeriut dhe të dhënat e tij të ndjeshme, janë në përdorim nga të gjitha institucionet publike dhe private pa dallim, në të gjitha fushat e jetës, dhe janë shtylla kryesore për të ardhmën e qetë të shoqërisë njerzore.
Ku ta filloi dhe ku të gjejë materialet ishin pyetjet e mia?; ta bëjë punimin vetëm për video vezhgimin, vetëm për biometrinë, vetëm për rrjetet sociale, vetëm te prokuroria apo policia, te gazetaria apo administrata, te ligjet apo marketingu, ku të filloj, ishte një pikëpyetje e madhe? Mendova gjatë, por duke qenë munges e një botimi të këtill, me shumë mund arrita ta nxjerri një punim bazik orientues me njohuri bazike, për të gjithë. Punimin e mbarova me aplikimin e metodologjisë se re të shkencave bashkohore të hulumtimit që quhet “TEORIA E BAZUAR”: Është me interes për t`u përdorur nga studentët, pedagogët, të punësuarit në administratën shtetërore, në institucionet; arsimore, të sigurisë, shëndetësisë, te sektori i sundimit të ligjit; në organet: publike dhe private. Libri mund t`ju shërben edhe qytetarëve, lidhur me njohurit mbi të drejtat e tyre për të dhënat personale dhe të privatësisë.
Shfrytzoi nga rasti të falenderoj Recensentët; Prof Dr.Ismet Salihun, Prof. Dr.Blendi Lamin, Prof.Dr.Ragip Gjoshin dhe veçmas, recensionistin Prof.Dr.Pajtim Ribajn, pedagogun, që më mbushi plot pozitivizëm dhe frymë kurajuese e profesinale që t`mos ndalem deri në nxjerrjen e këtij botimi. Jam i vetëdijshëm se kjo është vetëm një pikë e qitur, në oqeanin e madh të kësaj fushe, që akoma më shum do të ndriqohet nga shum të tjer në të ardhmën.
Më tepër do të flasin në këtë drejtim lexuesit nga të cilët pres; komplimente, vërejtje dhe sygjerime.
Falënderoj botuesin: Institucionin e Arsmit të Lartë, UBT, për kontributin e dhënë në botimin e këtij libri dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre u orvatën dhe punuan në nxjerrjen e këtij botimi.