270 punëkërkues përfitojnë nga programet aktive të tregut të punës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) mbajti ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. Ministri i MPMS-së, Skender Reçica me këtë rast përgëzoi të rinjtë që kanë përfituar nga ky program, duke shtuar se punësimi i të rinjve është prioritet kryesor i MPMS-së. “Si MPMS po punojmë në shumë drejtime dhe në disa programe. Një nga pikat programore të Qeverisë është edhe punësimi i një anëtari të secilës familje që nuk e kanë asnjë të punësuar dhe në këtë drejtim ne po punojmë shumë që këtë pikë programore ta bëjmë realitet. Po ashtu,  ai tha se krahas  masave aktive të tregut të punës, MPMS po angazhohet shumë edhe në arritjen e marrëveshjeve për punësim sezonal me disa vende të BE-së, duke premtuar se së shpejti do të kemi lajme të mira në këtë drejtim. Reçica ka falënderuar punëdhënësit e sektorit privat për mundësinë që kanë ofruar, që përmes programit të subvencionimit në pagë dhe praktikës në punë, do të përfitojnë 270 persona. Ministri Reçica falënderoi  UNDP-në duke premtuar se MPMS do të bashkëpunojë edhe në projekte tjera në kuadër të masave aktive të tregut të punës duke thënë se shumë shpejt do të kemi edhe ftesën për programet e vetëpunësimit, e cila është një mundësi e re për të rinjtë e te rejat që përmes ndërmarrësisë do të krijojnë vende punë për veten e tyre, por edhe për të tjerët. Ndërkaq, zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo uroi të gjithë përfituesit e programit duke thënë se përmes kësaj skeme, UNDP po synon të realizojë disa objektiva rreth punësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …