leoni

Gjenerallejtënant Rrahman Rama merr pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Gjenerallejtënant Rrahman Rama merr pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të mbrojtjes në Wiesbaden të Gjermanisë. Në këtë konferencë morën pjesë shefat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe shteteve partnere. Konferenca vjetore e shefave të mbrojtjes, e cila u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë, kishte për tematikë  luftën kundër organizatave ekstremiste të dhunshme.

Në njërën prej seancave të konferencës ka folur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i cili u fokusua në qasjen gjithëpërfshirëse të Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, progresin e saj në parandalimin e këtij fenomeni si dhe vendosjen e një baze ligjore të aplikueshme që rregullon çështjen e pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në luftërat e huaja. Gjeneral Rama gjatë qëndrimit në Wiesbaden u takua edhe me gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, të cilin e falënderoi  për mbështetjen e vazhdueshme dhe përmbajtësore të cilën Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë po e jep  për mbështetjen për Republikën e Kosovës, rajonin e Ballkanit në përgjithësi e veçanërisht në ngritjen profesionale të FSK-së.

 Gjenerallejtënant Rrahman Rama në këtë konferencë pati mundësi të takonte shefa të mbrojtjes me ç ‘rast diskutuan mbi kompleksitetin dhe sfidat e sigurisë në regjion, si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi kontributin dhe angazhimin e secilit për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt.   ​​

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …