Gjatë samitit të mbajtur në Kroaci, me temë lidhur me luftën kundra krimit ndërkombëtar ka folur edhe Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions. Duke u ndalur në bashkëpunimin dhe partneritetin mes agjencive ligj-zbatuese ai ka vlerësuar atë çfarë është arritur deri më tani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dërguar ekspertë dhe personel shtesë për të ndihmuar agjencitë ligj zbatuese, sikur është rasti i Shqipërisë ku pranë Ambasadës Amerikane janë dërguar 4 prokurorë dhe disa të tjerë në Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, deklaroi kryeprokurori Jeff Sessions. Ai tha se Departamenti Amerikan i shtetit ka financuar dërgimin e ekspertëve policorë me një eksperiencë të lartë për të ndihmuar policitë e këtyre vende. Në Shqipëri kemi dërguar 4 ekspertë të tillë“, tha kryeprokurori amerikan. Kryeprokurori amerikan u ndal edhe në një operacion të suksesshëm policor të vendeve ballkanike ku merrte pjesë edhe Shqipëria.”Policia e Kosovës e trajnuar nga personeli amerikan, kanë bashkëpunuar me policitë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë gjatë një operacioni të suksesshëm ku u arrestuan 100 persona dhe u sekuestrua 258 kilogram lëndë narkotike”, vijoi Sessions.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …