Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera shqiptare ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një takim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali. Ainë rrjetin social ka shkruar se arbëreshët nuk hoqën dorë asnjëherë nga identiteti i tyre kombëtarë dhe me xhelozi e ruajtën traditën dhe kulturën shqiptare.
“Ishte kënaqësi që në jubileun e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vendlindjen e Jeronim de Radës dhe Zef Serembes, bashkë me ministrat Dardan Gashi e Pandeli Majko, të marrim pjesë në një tubim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali. Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh arbëreshëve për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera arbëreshe për qindra vjet. Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t’u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e këtyre vlerave.Arbëreshët i ftuam që sa më shpejt ta viztojnë Kosovën për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, ka shkruar Limaj.