Nishani nderon me Dekoratën e Flamurit, atdhetarin Dedë Gjon Luli (1840–1915)

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me
rastin e festës kombëtare të Pavarësisë, ka nderuar atdhetarin e shquar dhe
prijësin e kryengritjeve për çlirim e pavarësi, Dedë Gjon Luli, me Dekoratën e
Flamurit Kombëtar. Në ceremoninë solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave
ishin të pranishëm drejtues të njësive vendore, përfaqësues të Malësisë së
Madhe, studiues, historianë, miq nga Kosova dhe nga diaspora shqiptare. Kreu i shtetit
shqiptar shprehu kënaqësinë dhe nderin që në cilësinë e kryetarit të Republikës,
po e vlerëson një atdhetar të spitakur si Dedë Gjon Luli. “Ngritja e flamurit
më 6 prill 1911 në majën e Malit të Deçiqit dhe programi i pavarësisë kombëtare
i Greçës më 23 qershor të po atij viti, ka dëshmuar se qarqet atdhetare brenda
e jashtë vendit kanë gjetur te malësorët dhe te udhëheqësit e prijësit e tyre,
me në krye Dedë Gjo Lulin, një terren plotësisht të favorshëm në dobi të
çështjes kombëtare. Për Dedë Gjon Lulin, Shqipëria ishte mbi të gjitha, trupi
dhe shpirti. Dedë Gjo Luli është këtu për të na thënë që ka lënë pasardhës që
frymëzuan kombin në orën e tij më të rëndë”, tha midis të tjerash, kryetari
Bujar Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …