Manisfetim gjithëpopullor në mbrojtje të Republikës së Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma sot me rastin e festës së katërfisht të shqiptarëve  do të mbajnë një manifestim gjithëpopullor, me ç’ rast do të kundërshtohet marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe që është nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa. Në këtë manifestim do të kundërshtohet edhe marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, i cili ende nuk ka shkuar në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Opozita në vazhdimësi ka kundërshtuar këto marrëveshje me protesta si dhe me veprime kundërshtuese  edhe në Kuvendin e Kosovës. Manifestimi është paralajmëruar që të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si dhe fillon në orën 14:00.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …