Diaspora shqiptare dalengadale po merr primatin e elites se re intelektuale, fal te rinjeve te cilet jane afirmuar me punen e tyre ne shume fusha studimi akademik, por edhe te biznesit. Fatkeqesisht arritjet e tyre jane individuale! Ka pasur perpjekje udhezuese nga ministrite e diaspores, te nje kooordinimi te angazhimeve te perbashketa: vendi i origjines-diaspora, por pa ndonje efekt.
Burokratet nga Prishtina kane vepruar ne baze te lidhjeve shoqerore per te krijuar pershtypjen se gjerat po levizin, duke u kujdesur qe ata te kene perfitime personale.
Edhepse ne SHBA jane te hapura dy qendra konsulare ne New York dhe ne shtetin Iowa, si dhe ambasada ne Washington DC, nuk ka ndonje buletin, faqe ne facebook apo gjetiu ku mundet te merr i interesuari informata te perditshme, ngase mungon komunikimi i perditshem online.
Zakonisht aty realizohen manifestime festive ku flasin po te njejtit njerez, fuqia e tyre politike eshte e mbeshtetur ne fuqine e dollarit, apo ate te lidhjeve miqesore. Jane po te njejtit njerez dhe po te njejtat fytyra qe paraqiten kudo, por jo te rinjet premtues qe do te thenin barierat dhe klishet bajate te funksionereve te diaspores. Ne vendese te vehen kontaktet e drejperdrejta me ta, nuk kuptohet cka bejne ata-personeli, pervec prononcimeve individuale te ekselences se saj, ambasadores Vlora Çitaku.
Fatkeqesisht nuk ka ndonje bashkebisedim me te rinjte e suksesshem, shume prej tyre jane pozicionuar ne detyra te rendesishme, sikurse psh. ne Banken Boterore, por edhe ne agjensi te ndryshme federale.
Eshte e vertet qe te rinjte shqiptare jane te afte, por nuk jane te organizuar, ata pak njihen me njeri tjetrin dhe per arritjet e tyre. Jane bere ca perpjekje per te futur biznesmenet nen ombrellen e Ministrise se Diapores, por nuk paten sukses, sepse nuk kishte oferta te sinqerta bashkepunimi. Edhe me keq se keta burokrate sillen verdalle duke mos kuptuar detyrat e tyre.
Ata angazhimin duhet ta perqendronin ne themelimin e qendrave kulturore, me te cilat do te bashkepunonin ministria dhe qendrat konsulare.
Kuptohet qe me to do te udhehiqnin shqiptaro-amerikanet me status te perhershem te rregulluar, dhe me te kaluar te paster. Kjo eshte e rendsishme nga prizmi i socializimit dhe shoqerimit te tyre. Ata kane nevoje te shoqerohen dhe te krijojne lidhje ne mes veti. Kete e ka shfrytezuar me se miri Izraeli, atje tubohen te rinjte e botes, ne kibucet e ndertuara per ate qellim perveq te tjerash bashkejetohet gjate sezones se pushimeve.
Eshte e dhimbshme kur takon shume te rinje te amerikanizuar, me martesa te perziera dhe gjithe ajo fuqi e shkollareve asimilohet dhe humbet si nje fluske sapuni. Kjo mund ti ndodhe gjithesecilit, pa perjashtim.
Barierat fetare ne mes te shqiptareve jane te pathyeshme, ndersa lidhjet me te huajte jane huajt me te pranueshme. Kush eshte fajtore te gjithe e dijne, por jane po ata te cilet ligjerojne per tolerancen shekullore, qe eshte genjeshter e kulluar.
Organizimi i vetem i shqiptareve jane objektet e kultit. Ato kane marre primatin per cdo gje, ne fakt interesimi i tyre primar eshte dollari dhe propagandimi fetar, duke ia shtuar melmesen kombetare.
Perpjekjet per hapjen e qendrave kulturore pengohen qe ne start, duke pranuar faktin se qendrat e kultit jane shnderruar ne buro politike. Misionaret e devotshem te propagandimit fetar, japin lekcione politike, duke organizuar “simpoziume shkencore”: fole-degjo, duke harruar se qendra te dijes jane univerzitetet, jo ligjeriemet stereotipe te parapaguara dhe te porositura per nje strukture qe nuk ka njohuri elementare shkollore, mos te flasim studimore apo shkencore.
Atehere pyetja qe shtrohet eshte: cili eshte qellimi final i tyre nese nuk eshte propagandimi fetar.
Pra diaspora duhet ta kete adresen e perhershme te qendrave kulturore sic e kane komunitetet tjera, jo te klubeve ku konsumohet alkooli dhe tymoset duhani, aty ku nofullat bluajne mishin e ferguar.