Ministri i Transportit i Malit të Zi, Osman Nurkovic sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë

Ministri i Transportit i Malit të Zi, Osman Nurkovic sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë

Sot me ftesë të ministrit Pal Lekaj, Ministria e Infrastrukturës do të pres në vizitë Delegacionin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, të udhëhequr nga Ministri, Osman Nurkovic. Menjëherë pas takimit, i cili do të mbahet në Kabinetin e Ministrit të Infrastrukturës, do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për media. Në ora 11:00, Ministri Pal Lekaj bashkë me Delegacionin nga Mali i Zi, do të takohen me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lekaj dhe Nurkovic gjithashtu do t’i bëjnë një vizitë edhe urës kryesore të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit, e cila është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundohet brenda këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …