Subjektet politike urojnë anëtarësinë dhe popullin për 28 Nëntorin

Partia FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë

 

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, Partia FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj dhe motrave e nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë.

 Por që me 28 Nëntor për arsye të ndryshme dhe të njohura, vetëm Shqipëria arriti ta shpall pavarësinë.

Shpallja e pavarësisë ishte një rrugëtim i vështirë dhe i udhëhequr nga burra të mëdhenj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë rezultoi me një agresion të vendeve fqinjë si Serbia dhe Mali i zi që synonin pushtimin e trevave shqiptare, por trimat shqiptar të udhëhequr nga Komandanti i tyre Isa Boletini, luftuan dhe mbrojtën nderin, gjakun dhe trojet shqiptare.

Kjo datë 28 Nëntori, përveç shpalljes së Pavarësisë ka edhe një peshë të madhe historike ngase është ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari i cili flijoj vetën dhe familjen e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Jeta dhe vepra e tij është argument dhe shembëlltyrë për ne se si duhet të punojmë dhe veprojmë për vendin tonë. Urime.

 

Lëvizja për Bashkim: Datë më me peshë në historinë e re të popullit shqiptar është 28 Nëntori

 

Nuk ka datë më me peshë në historinë e re të popullit shqiptar sesa 28 Nëntori. Nuk ka shenjë më të fortë në historinë e gjatë të popullit tonë që reflekton karakterin dallues të shqiptarit: vitalitetin, qëndrueshmërinë e vazhdimësinë, sesa shenja e pashlyeshme që ka lënë përjetësisht kjo datë në shpirtin e çdo shqiptari.

Shpeshherë jemi tronditur, jemi plagosur rëndë, kemi ardhur në situata tepër të rënda për vendin e popullin tonë, por pa marrë parasysh ato, 28 Nëntori ka qenë dhe mbetet qendra referente që ka rrezatuar gjithmonë frymëzim e optimizëm ndër shqiptarë, për një të nesërme më shpresëdhënëse.

Sot, si asnjëherë më parë, është vënë në pikëpyetje frymëzimi dhe optimizmi në shpirtin e shqiptarit. Sot, si asnjëherë më parë, dhe për fat të keq me plot arsye, gjendja shpirtërore e popullit shqiptar karakterizohet me pesimizëm dhe me mungesë të shpresës për një të nesërme më të mirë.

Por edhe sot porosia që përcjell dita e 28 Nëntorit të 1912-ës, tregon qartë se pa marrë parasysh rrethanat tepër të rënda të brendshme e të jashtme të asaj kohe,  u gjet rruga për të bërë hapin vendimtar në ngjizjen e shtetit shqiptar në hartën politike të kontinentit evropian. Prandaj edhe sot, pa marrë parasysh se sa e rëndë  është gjendja e popullit tonë, në të ka akoma shumë potenciale të fjetura që mund ta ngjallin shpresën e frymëzimin, ashtu siç e bënë etërit themelues të shtetit shqiptar në atë ditë të 28 nëntorit në Vlorë, në rrethana pakrahasimisht më të rënda se sot.

Lëvizja për Bashkim do të punojë që t’i zgjojë nga gjumi këto potenciale. Lëvizja për Bashkim do të punojë që ta kthejë frymëzimin dhe optimizmin në shpirtin e shqiptarit me angazhimin e saj të paepur, për ngritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarit tonë dhe për nxitjen e proceseve integruese në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në çdo pore të jetës. Lëvizja për Bashkim nuk do të ndalet deri sa programi i saj për mirëqenie ekonomike e bashkim kombëtar nuk do të institucionalizohet e jetësohet deri në fund!

Duke e pasur këtë objektiv si lajtmotiv të angazhimit tonë të përditshëm, më lejoni që të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve, simpatizantëve e përkrahësve të Lëvizjes për Bashkim, t’ua uroj përzemërsisht 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Valon Murati, Kryetar i Lëvizjes për Bashkim.

Prishtinë, 27 Nëntor 2015.

 

Dega e PDK-së në Prizren dhe kryetari i saj Minir Krasniqi, uron të gjithë qytetarët e KOmunës së Prizrenit dhe të gjithë  Shiqptarët në mbarë globin  me rastin e festave të nëntorit. Festa 28 Nëntorin është ditë që shfaq dashurinë për  Nëntorin e kthimit të Skënderbeut në Krujë, Nëntorin e Vlorës dhe Flamurit tonë, përmbledhë trimërinë e Adem Jasharit dhe daljen publike të UÇK-së. Dega e PDK-së, në Prizren uron që  Festat e Nëntorit të jenë ditë e bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe  të përpjekjeve të mëtutjeshme për realizimin e synimeve tona kombëtare.

 Gëzuar!

PDK- Prizren                                                    

Minir Krasniqi – Kryetar

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …