Kompania turke që ka privatizuar Rrjetin e Shpërndarjes së Rrymës Elektrike, KEDS, vazhdon plaçkën ndaj konsumatorëve të Kosovës. Privatizuesi turk vazhdon të faturojë borxhin e falur nga Qeveria e Kosovës. Ekzekutivi pati vendosur që të gjitha borxhet nga paslufta e deri më 31 dhjetor të vitit 2008 të falen. Pavarësisht kësaj, ky borxh ende figuron në faturat që shpërndahen nga KEDS-i. Siç dihet, KEK-u ka një marrëveshje me KEDS-in që borxhet të mblidhen nga kjo e fundit, mirëpo kompania turke nuk e ka obligim përveç kur qytetarët shprehim gatishmëri që ta paguajnë borxhin, por jo edhe të para vitit 2008.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …