Policia e Kosovës sot ka pranuar informata se në tri
lokacione të ndryshme në Prishtinë janë vendosur mjete të dyshimta shpërthyese.
Njësitë e Policisë së Kosovës pasi kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,
nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshimtë. Sipas Flora Ahmetit, zëdhënëse e
Policisë së Kosovës, një person i panjohur përmes telefonit ka raportuar se tek
Qendra Tregtare në Dardani, në Veternik dhe në Lagjen e Spitalit, ndoheshin të
vendosura bomba. Policia ka lënë të hapur mundësinë që të hapet rasti për
lajmërim të rrejshëm ndaj personit që ka lajmëruar në polici.