Jahjaga: FSK së shpejti bëhet ushtri

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka vizituar
kazermën ‘Adem Jashari’, për nder të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo tha se FSK është e përgatitur për të qenë ushtri dhe për t’u integruar në
NATO. I pranishëm, me këtë rast, ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në
Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili theksoi se FSK është institucioni më i
rëndësishëm që ka Kosova. Përndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka hapur
dyert për qytetarët të cilët mund t’i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin
nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës. Aktivitetet
qendrore u zhvilluan në Kazermën “Adem Jashari’’ në Prishtinë, ku vizitorët
patën mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që
dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga 100 eurove për çdo fëmijë dhe pensionist

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga …